'Thirrja e seancës për 9 shtator', Hamiti: VV-ja shkel Kushtetutën dhe nuk i përmbahet as afatit që e caktoi vetë
Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për zhvillimet e fundit institucionale, duke thënë se ajo nuk po i përmbahet as Kushtetutës dhe ligjeve, as deklarimeve të veta.
“Domethënë, mbas afatit të pasafatshëm kushtetues që e patën caktuar vetë. VV-ja nuk u përmbahet as ligjeve dhe Kushtetutës, as fjalëve të veta”, ka shkruar Hamiti.
Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar më 7 gusht 2026. Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, kishte deklaruar se ky afat përfundon më 6 shtator.