Therrje me thikë: Një i vdekur dhe një tjetër i lënduar në Mitrovicë
Një 37-vjeçar ka humbur jetën në Mitrovicë të Jugut, pas therjes me thikë në mbrëmjen e së mërkurës.
Policia njoftoi se i dyshuari, 31-vjeçar, ka lënduar edhe një person tjetër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është transferuar në SHSKUK.
"Nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull, i moshës 37 vjeç, si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën," thuhet në njoftimin policor.
I dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.