Therje me thika në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar
Dy të dyshuar janë arrestuar në Prishtinë si pasojë e një therje me thika.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Rr.Osman Geci, Prishtinë 25.03.2025. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarveshje kanë sulmuar me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.