Theri me thikë bashkëmoshatarin e tij, policia arreston një të mitur në Podujevë - NACIONALE

Theri me thikë bashkëmoshatarin e tij, policia arreston një të mitur në Podujevë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një i mitur në Podujevë ka therur me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe më pas ka marrë tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 03.04.2026 – 09:40. Është raportuar se ka ndodhë një lëndim trupor, i dyshuari i mitur ka goditur me thikë viktimën e mitur, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbë. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme