Theret për vdekje një person në Dragash, i dyshuari në arrati - NACIONALE

Theret për vdekje një person në Dragash, i dyshuari në arrati

2 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:15, në fshatin Zlipotok të Dragashit është raportuar një rrahje mes disa personave, e cila ka përfunduar me pasoja fatale.

Në raportin 24 orësh të policisë është bërë me dije se si pasojë e kësaj përleshje një person ka vdekur.

Sipas policisë, viktima kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë gjatë përleshjes.

“Fsh. Zlipotok, Dragash 29.06.2026, 23:15. Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes disa personave, si pasojë e kësaj viktima mashkull kosovar, dyshohet se ka marr lëndime nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme