Theret një person me thikë në kryeqytet, policia jep detaje
Të premten (19.06.2026) në kryeqytet ka ndodhur një therje me thikë.
Siç bën të ditur Policia, therja me thikë në kryeqytet ka ndodhur gjatë ditës së djeshme (19.06.2026), në orët e mbrëmjes, saktësisht në orën 22:30.
Viktima është therur nga një i dyshuar mashkull, i cili është i njohur për Policinë.
Duhet theksuar se viktima po trajtohet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë 19.06.2026 – 22:30. Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak se ishte sulmuar me thikë nga disa persona. Sipas dëshmitarëve viktima është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i njohur për policinë), së bashku me disa persona tjerë të dyshuar të cilët janë në kërkim të policisë. Viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësia policore është në sigurim të viktimës. Rasti në hetime”, ka njoftur policia.