Theret me thikë një person në Prishtinë, policia jep detaje
Një person është therur me thikë të hënën në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për Nacionalen.
“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, ka thënë Ahmeti.
Ajo shtoi se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti