Theret me thikë një person në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është therë me thikë sot në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Prekazi ka thënë se deri të rasti ka ardhë për shkak të një mosmarrëveshje.
“Sipas informatave të pranuara pas një mosmarrëveshje një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin.” – ka thënë ai.
I dyshuari ende nuk është arrestuar.