Theret me thikë një person në Deçan, dërgohet në QKUK, i dyshuari u arrestua - NACIONALE

Theret me thikë një person në Deçan, dërgohet në QKUK, i dyshuari u arrestua

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është therur me thikë gjatë ditës së dielë në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Viktima është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, konfirmoi për Nacionalen arrestimin e personit të dyshuar lidhur me rastin.

Rugova tha për Nacionale se i dyshuari tentoi ikjen, por i njëjti u arrestua dhe iu konfiskua thika.

"Sot rreth orës 13:45, Policia është informuar për një incident i cili ka ndodhur në rrugen ” Luan Haradinaj” në Deçan.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjës, aty kuptohet se i dyshuari e ka sulmuar me mjet të mprehtë ( thikë) viktimen, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas për shkak të gjendjës së tij në QKUK-Prishtinë, për tretman mjekësor, personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjës mirëpo është arrestuar nga Policia, gjithashtu mjeti me të cilin dyshohet së është kryer vepra është sekestruar, i njejti me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në Tentativë”. – ka thënë zëdhënësi Rugova.

Lajme të ngjashme