Theret me thikë një i mitur, arrestohet një i mitur për sulmin
Në Skenderaj ka ndodhur një vrasje në tentativë.
Një i mitur është therur me thikë.
Siç ka treguar Policia e Kosovës, po ashtu, i dyshuari është i mitur.
“VRASJE NË TENTATIVË
Skenderaj 22.11.2024 – 14:10. Viktima mashkull kosovar i mitur, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte i therur me thikë nga një i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e PK-së.