The Guardian shkruan pasi Dua Lipa mori shtetësinë e Kosovës: Këndoi bashkë me babanë e saj në Sunny Hill - NACIONALE

The Guardian shkruan pasi Dua Lipa mori shtetësinë e Kosovës: Këndoi bashkë me babanë e saj në Sunny Hill

11 muaj më parë

nga NACIONALE

The Guardian ia ka kushtuar një artikull ceremonisë ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia dha shtetësinë këngëtares së njohur nga Kosova, Dua Lipa.

“29-vjeçarja lindi në Londër nga prindër kosovarë-shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, dhe u zhvendos në kryeqytetin e vendit, në Prishtinë, në moshën 11 vjeç, kur familja e saj u kthye pasi Kosova fitoi pavarësinë në vitin 2008, përpara se të kthehej në Londër në moshën 15 vjeç.”, thuhet në raportim.

“Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me arritjet e saj dhe duke u bërë frymëzim për miliona njerëz në të gjithë globin.”, citohet deklarata e presidentes Osmani.

Aty u theksua edhe performance e jashtëzakonshme e Duas në Sunny Hill, ku u përmend edhe fakti që këndoi bashkë me babanë e saj, Dukagjin Lipën.

Lajme të ngjashme