Thaçi nga KDI: Kryeministri do të duhej të raportonte shumë më herët për dialogun - NACIONALE

Thaçi nga KDI: Kryeministri do të duhej të raportonte shumë më herët për dialogun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Demokratik i Kosovës dje ka publikuar një analizë në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.

Arbër Thaçi nga KDI-ja ka vlerësuar se adresimi i sotëm që pritet të mbahet nga kryeministri Kurti, për dialogun, është i vonuar. Kjo pasi sipas Thaçit, kjo do të duhej të ndodhte shumë më herët.

“Kjo është pak vonë adresimi i Kurtit, pasi kanë kaluar disa ditë. Nëse i marrim disa prej aktorëve, kanë dhënë deklarata kyçe, përderisa kryeministri ynë ka munguar. Do të duhej të kishte raportim shumë më herët, duhej të kishte raportim për dialog edhe para pjesëmarrjes në këtë takim”, ka thënë Thaçi në televizionin public.

Sipas tij, marrëveshjet teknike që janë arritur në të kaluarën, do të duhej të shmangeshin, dhe të synohet arritja e një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.

“Problematika e ardhshme do të jetë Asociacioni. IKD ka arritur në përfundim që më e mira e çështjes është që këto marrëveshje teknike të dorës së dytë, për aq sa munden të lihen prapa, dhe të synohet një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse”, theksoi Thaçi.

Ndryshe, sot Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak do të takohen me krerët e shtetit.

Lajme të ngjashme