Thaçi ia thotë në sy deputetit të LDK-së: Jeni të njëjtë me Kurtin, e keni pranuar Zajednicën - NACIONALE

Thaçi ia thotë në sy deputetit të LDK-së: Jeni të njëjtë me Kurtin, e keni pranuar Zajednicën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jusuf Thaçi, analist i përhershëm në T7, dje ishte në emision përball deputetit të LDK-së, Besian Mustafa dhe zyrtarës së LDK-së, Jehona Lushaku.

Në emision, Thaçi deklaroi se LDK-ja është e njëjtë me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, pasi të gjithë e kanë pranuar Asociacionin.

“Zajednicë OJQ nuk ka pasur kurrë. Zajednica ka qenë Zajednicë, se po të qe OJQ, ne e kemi një ligj për OJQ, dihet si themelohet OJQ-ja” – deklaroi ai fillimisht.

“PDK, LDK, AAK, VV tashmë jeni pajtu që Zajednicë ka me pasë në Kosovë. Në këtë pikë jeni të njëjtë” – i tha Thaçi Mustafës.

Lajme të ngjashme