Thaçi i VV-së shpërndan një thënie të Kurtit: Ne po pasurojmë shtetin e kombin, jo individin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar një frazë të cilën e ka thënë kryeministri, Albin Kurti.
Thaçi, ka shkruar se “ne po pasurojm Shtetin e Kombin e jo individin”.
Mirëpo, deputeti i VV-së, dy ditë më parë është kapur nga disa fotografi të Gazetës Nacionale, duke folur me ministren Artane Rizvanolli, në lidhje me konkursin e fundit në KEK.
Deputeti nga Obiliq, ishte duke folur me ministren Rizvanolli po atë ditë kur është mbajtur testi me shkrim për kandidatët e konkursit në KEK.