Thaçi i VV-së i reagon Abdixhikut: Gërmia a është në Prishtinë apo në Mamushë?
Deputeti i VV-së, Halil Thaçi ka bërë një shkrim në Facebook, ku ka reaguar për numrin e vizitorëve në pishinën e Gërmisë.
Ai ka reaguar pas shkrimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili vizitoi pishinën e Gërmisë dhe u mburr me numrin e lartë të vizitorëve.
Thaçi i VV-së ka thënë se Abdixhiku nuk duhet të mburret pasi Prishtina ka 300 mijë banorë.
“"Punë e jo fjalë" - po thotë i pari i LDK-së për pishinen e Gërmisë. Mburret për 18 mijë vizitor, që e vizituan pishinen për tre muaj, në kryeqytetin me 300 mijë banorë.”
“Gërmia a është në Prishtinë a në Mamushë?!” – ka pyetur ai.
Statusi:
