Thaçi i VV-së e "trullos" edhe "ChatGPT"-në: Gjysmën e fjalëve i shkruan me gabime
Deputeti i VV-së i njohur për punësimin e familjarëve në KEK, Halil Thaçi, vazhdon të krijojë senzacion në Kuvendin e Kosovës.
Nacionale kapi një tjetër moment sot në seancë, teksa deputeti kërkonte këshilla nga inteligjenca artificiale për fjalimin në Kuvend.
Megjithëse Thaçi tha se ka kërkuar në "ChatGPT" për "rekreacion", deputeti dukej se po përgatiste një fjalim.
Me gjithë ato gabime që i shkruante, sigurisht se edhe inteligjenca do ta kishte të vështirë që ta ndihmonte. Thaçi shumë nga fjalët i shkroi me gabime.
Në një moment, ai shkruan “reformat kan filluar”, pra fjalëm “kanë” e shkruan pa "ë:. “Jan rritur shtesat”, foljen “janë” gjithashtu e shkruan pa "ë". "Qeverinë" e shkruan pa "ë".
Shkroi "Mafia e shëndetsis", në vend të “mafia e shëndetësisë”.
Për më shumë, shikojeni fotografinë: