“T’fala Parisit e t’fala Berlinit” – Shkëlzen Gashi me status të çuditshëm para takimit Kurti-Vuçiq
Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar çuditshëm para takimit që pritet të zhvillohet ndërmjet kryeministrit Kurti e presidentit serb, Vuçiq.
Ai ka publikuar në facebook letrën që liderët e shteteve evropiane ia përcollën dje Kurtit, duke e shoqëruar me vargjet e një kënge.
“t'fala parisit e t'fala berlinit, jem ushtarët e albinit 😃 le ta di londra e moskova se nuk dorëzohet o kurrë kosova 😃”, ka shkruar Gashi.
Takimi Kurti-Vuçiq pritet të zhvillohet në orën 17:15.