Rrusta e PSD-së s`pajtohet me ndëshkimin publik që po i bëhet infermieres që rrahu të moshuarën - NACIONALE

Rrusta e PSD-së s`pajtohet me ndëshkimin publik që po i bëhet infermieres që rrahu të moshuarën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja e PSD-së, Tetutë Rrusta, ka reaguar ndaj ndëshkimit publik që po i bëhet infermieres Aurona Pelaj, e cila është në paraburgim pas dhunës së ushtruar ndaj një të moshuare në shtëpinë e kujdesit të pleqve në Pejë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se publikimi i fotove të infermieres nëpër rrugë e vende publike është persekutim.

Sipas saj, një qasje e tillë nuk i ndihmon as viktimës.

“A ta varim në shesh? Nuk mundem në asnjë mënyrë me u pajtu me këtë formë ndëshkimi publik. Ky është persekutim. A mundet thirrja për drejtësi me tingëllu kështu? Asesi jo. Një qasje e tillë as nuk i ndihmon viktimës. Për më tepër krejt ngjarja është përcjellur me pamje të viktimës, aspak etike. Është i kuptueshë zemërimi, dhe mirë që ka indinjatë. Por reagimet, marrë së bashku e krijojnë imazhin e personit që po kritikohet. Kjo është e padrejtë”, ka shkruar Rrusta.

Lajme të ngjashme