Tetë të lënduar në aksidentin në Malishevë, arrestohet një shofer - NACIONALE

Tetë të lënduar në aksidentin në Malishevë, arrestohet një shofer

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tetë persona janë lënduar një një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Terpezë e Ulët të Malishevës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është arrestuar drejtuesi i veturës i cili dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një veturë të tjetër.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e veturave dhe gjashtë pasagjerët e tjerë.

I dyshuari për aksidentin është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Tërpezë e Ultë, Malishevë 14.08.2023-11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe gjashtë (6) pasagjerë. Të gjithë të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme