"Tetë sytë e Kurtit": Krenar Shala me veprim epik, përplasja e Matoshit e Gashit - si u diskutua Asociacioni në televizionet e Kosovës?
Gazetari Mirlind Behluli, përmes një videoje ka komentuar debatet rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në mediat kosovare.
Behluli është ndalur tek momentet me interesante të mbrëmjes së djeshme, si gjesti simpatik i Krenar Shalës deri sa bëri këtë deklaratë:
“Nuk je duke e thënë të vërtetën, sepse rezistenca popullore që u bë dhjetë vitet e kaluara, e ka imponuar situatën që edhe zoti Kurti me kanë syçelë, edhe me i pasë tetë sy, edhe me i këqyrë çka po bëhet aty” – deklaroi ai.
Tutje, ai ka komentuar edhe përplasjen mes Halil Matoshit e Blerim Gashit, poashtu analistë në Kanal10, rreth draft-statutit të Asociacionit.
Për më shumë: