Tetë raste të përdorimit të armës veç brenda 24 orëve në Kosovë
Tetë raste të përdorimit të armës janë raportuar veç brenda 24 orëve në Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se disa prej rasteve, kanë ndodhur nëpër ahengje.
Njoftimi:
KANOSJE /PËRDORIM I ARMËS
Podujevë / 11.08.2025 – 22:17. Një i dyshuar, dyshohet se ka shtënë një herë me armë duke kanosur ankuesin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë që dyshohet se është e armës me gas. I dyshuari është arrestuar në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar katër fishekë. në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.
Rr. Ymer Prizreni, Shtime / 10.08.2025 – NN. Njësiti policor nga i dyshuari m/k ka konfiskuar armën e zjarrit pistoletë me gas, pasi që i njëjti kishte shtënë me të. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Lladroviq, Malishevë / 07.08.2025 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që njëri prej tyre gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri, mirëpo arma i takon të dyshuarit tjetër. Me vendim të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e të dyshuarave me ç’rast në njërën prej tyre është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit pushkë gjysmë automatike me shtatë fishekë dhe tetë gëzhoja, dhe dy granata dore A6. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
· Rahovec / 11.08.2025 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit pistoletë TT me një karikator me dy fishekë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Vushtrri / 10.08.2025 – NN. Dyshohet se se një predhë ka depërtuar në një shtëpi – në kuzhinë. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të cilët kanë konfiskuar predhën. Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e fqiut m/k i cili ditë më parë ka pas aheng familjar, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
· Klinë e Ulët, Skenderaj / 11.08.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
· Sllakovc, Vushtrri / 11.08.2025 – 21:15. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte shtënë disa herë me armë në ajër. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Sllakovc, Vushtrri / 11.08.2025 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në ajër gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.