Testimi i mësimdhënësve, Dërguti: Le të testohen së pari krerët e MAShTI-t
Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, është tallur me iniciativën e Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, për testimin e mësimdhënëseve.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se fillimisht le të testohen krerët e MASHTI-t.
“Kush është instanca kredibile që i teston? Le të testohen së pari krerët e MAShT-it”, ka shkruar Dërguti.