Testi i Maturës edhe këtë vit shpërndahet në masë të madhe - NACIONALE

Testi i Maturës edhe këtë vit shpërndahet në masë të madhe

7 orë më parë

nga NACIONALE

Edhe pse Ministria e Arsimit kishte paralajmëruar masa të rrepta ndaj atyre që thyejnë rregullat e Testit të Maturës, si duket kjo thirrje nuk është përfillur fare.

Testi i Maturës Shtetërore 2026, që ka filluar sot në orën 10:00, po shpërndahet në masë të madhe në grupet e nxënësve në aplikacione të ndryshme si “Viber” etj.

Gazeta Nacionale ka siguruar disa nga komunikimet mes nxënësve në këto grupe, të cilët pa ndonjë vështirësi po i shpërndajnë pyetjet e testit.

"Po ashtu, Ministria rikujton se gjatë testimit është rreptësisht e ndaluar mbajtja e telefonave mobilë dhe e çdo pajisjeje tjetër elektronike. Çdo kandidat/e që konstatohet me telefon apo pajisje tjetër elektronike do të përjashtohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse ajo pajisje është përdorur ose jo", thuhej në njoftimin e MASHTI.

Ndryshe, sot në këtë test po marrin pjesë 19 mijë e 514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, testimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Mbarëvajtja e tij do të mbikëqyret nga 1,360 administrues, si edhe nga 750 kryetarë dhe anëtarë komisionesh./Nacionale

Lajme të ngjashme