Tërnava thirrje SBAShK-ut e Qeverisë: Të ndërpritet greva, Ligji i Pagave të votohet sa më parë - NACIONALE

Tërnava thirrje SBAShK-ut e Qeverisë: Të ndërpritet greva, Ligji i Pagave të votohet sa më parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, gjatë një konference për media, i ka bërë thirrje fillimisht SBAShK-ut, që ta ndërpresin grevën, e të kthehen në punë duke theksuar se u është mirënjohës për punën e tyre, e se pajtohet me kerkesat e tyre.

“Të nderuar mësimdhënës, shërbyes civilë e ju udhëheqës sindikalë dhe qeveritarë.

Kam përcjellur me vëmendje grevën, që në fillim më lejoni të shpreh mirënjohjen për punën e mësimdhënëvse.

Mësuesit dhe pedagogët e kanë kryer me përgjegjshmëri të lartë. Ne mbështesim kërkesën e mësimdhënësve për pagë të dinjitetshme sepse janë mësuesit dhe edukuesit të fëmijëve tanë.

Thërras SBASHK-un ta ndërpresin grevën dhe fëmijët të kthehen në bankat e shkollës. Po ashtu thërras sindikatën e shërbyesve civilë ta ndërprejnë grevën dhe të kthehen në punë.

Të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë në dialogun social. Drejtuesit sindikalë në këto momente të tregohen të arsyeshëm dhe t’i kthehemi normalitetit” - ka thënë Tërnava.

Tutje Myftiu, ka pasur edhe një kërkesë për Qeverinë e Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar që sa më parë, të votohet Ligji i Pagave, e kërkesat e Sindikatave të adresohen.

"I bëj ftesë qeverisë dhe kuvendit që sa më parë të miratojnë ligjin për paga dhe kërkesat e sindikalistëve të merren në konsideratë.

Mbes me shpresë që nxënësit t’i kemi në bankat shkollore dhe shërbyesit në vendin e punës"

Lajme të ngjashme