Tërnava jep mesazhin për festën e Fitër Bajramit: Bartë vlera shoqërore e njerëzore të Islamit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë mesazhin për festën e Fitër Bajramit.
Në një konferencë për media, ai ka uruar besimtarët myslimanë për këtë festë.
Tërnava para mediave ka thënë se Fitër Bajrami bartë vlera shoqërore e njerëzore të Islamit.
“Është një manifestim, falënderimi për Zotin pas agjërimit të muajit të Ramazanit. Sot në këtë ditë të fundit te bekuar të Ramazanit më lejoni që në emër të BIK-ut dhe në emër tim të uroj për ketë festë kaq madhështore, festën e Fitër Bajramit. Fitër Bajrami bartë vlera shoqërore dhe njerëzore të islamit.” – u shpreh ai, raporton EO.
