Tërnava i kërkon nga Prokuroria Speciale zbardhjen e plotë të dokumentit të pretenduar si “Top Secret 2” - NACIONALE

Tërnava i kërkon nga Prokuroria Speciale zbardhjen e plotë të dokumentit të pretenduar si “Top Secret 2”

2 orë më parë

nga NACIONALE

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i ka kërkuar Prokurorisë Speciale zbardhjen e plotë të dokumentit të pretenduar si “Top Secret 2”.

Përmes përfaqësuesit ligjor të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot Tërnava i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për zbardhjen e plotë të çështjes së dokumentit të pretenduar si “Top Secret 2”, i cili, sipas pretendimeve të bëra publike, është nxjerrë nga telefoni i të pandehurit Fatmir Sheholli.

Në kërkesën ndaj kryeprokurorit të kësaj prokurorie, Blerim Isufaj, Tërnava ka kërkua zbardhjen e origjinës së këtij dokumenti.

Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), përmes kësaj kërkese zyrtare, kërkojmë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës zbardhjen e plotë të çështjes së dokumentit të pretenduar si “Top Secret”, përfshirë origjinën, autenticitetin, mënyrën e sigurimit dhe publikimit të tij, si dhe rrethanat e nxjerrjes së pretenduar nga telefoni i të pandehurit Fatmir Sheholli.”, është thënë në kërkesen e BIK-ut.

Sipas kërkesës së myftiut të Kosovës, përmbajtja e dokumentit në fjalë paraqet Bashkësinë Islame të Kosovës në një dritë të rreme, duke e cilësuar atë gjoja si një institucion nën ndikimin e shërbimeve të huaja të sigurisë.

Këto janë akuza jashtëzakonisht të rënda dhe të papranueshme, të cilat cenojnë rëndë integritetin, kredibilitetin dhe dinjitetin e institucionit tonë, të imamëve, teologëve dhe besimtarëve tanë”, është thënë në kërkesë.

Lajme të ngjashme