Tërnava e çon djalin e Erdoganit te xhamia qendrore që po ndërtohet: FLM për mbështetjen
Naim Tërnava, myfti i Kosovës, e ka takuar djalin e Rexhep Tajjip Erdoganit, presidentit të Turqisë, i cili ka qëndruar në këto dy ditët e fundit në Kosovë.
Me me Bilallin, djalin e Erdoganit, myftiu ka realizuar një takim, të cilët i ka shprehur mirëseardhje.
Pas takimit, Tërnava e Erdogani kanë vizituar xhaminë qendrore në Prishtinë, e cila ende është në ndërtim e sipër. Në postimin e BIK-ut thuhet se Tërnava e ka falënderuar Erdoganin për mbështetjen e Turqisë.
“Myftiu Tërnava, pasi i shprehu mirëseardhje, e njohu më pas z. Erdoganin me ecurinë dhe zhvillimin e punimeve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore.
Ai falënderoi atë për vizitën dhe për mbështetjen e shtetit turk, gjegjësisht fondacionit të DIJANET-it në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.” – shkruhet në njoftimin e BIK-ut, ndër të tjera.