‘Termokos’ shtrin rrjetin në Prishtinë - NACIONALE

‘Termokos’ shtrin rrjetin në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj bashkë me kryeshefin ekzekutiv të Termokosit, Fisnik Osmanin vizituan punët që po realizohen në lagjen Muharrem Fejza sa i përket zgjerimit të rrjetit të Termokosit.

Zogaj përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se bashkë me Osmanin vizituan punën sa i përket zgjerimit të rrjetit në lagjen Muharrem Fejza të kryeqytetit.

“Kemi instaluar 117 nënstacione. Kemi lëshuar në punë mbi 520,000 m². Qytetarët tanë po marrin shërbimin e merituar”- ka shkruar Zogaj.

Ai ka bërë të ditur se zgjerimi i rrjetit do të bëhet edhe në disa lagje të tjera të Prishtinës.

“Termokos, sinonim i Prishtinës së gjelbër!”- ka shkruar tutje Zogaj.

Lajme të ngjashme