Tërmkolli: Albini e ka pranu dialogun me Lajçakun me Borrellin duke menduar që po e godet ShBA-në - NACIONALE

Tërmkolli: Albini e ka pranu dialogun me Lajçakun me Borrellin duke menduar që po e godet ShBA-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, ka kritikuar kryeministrine Kosovës, Albin Kurti, për rrugën që ka zgjedhur për dialogun me Serbinë.

Tërmkolli ka fajësuar Kurtin për situatën aktuale në "Pressing" duke thënë se "donte ta anashkalonte ShBA-në nga dialogu, i besonte shumë BE-së dhe fliste vetëm për BE-në".v

“Kur kryeministri Kurti donte ta anashkalonte ShBA-në nga dialogu, i besonte shumë BE-së dhe fliste vetëm për BE-në. Edhe atëherë Lajçaku ishte sllovak, edhe atëherë Sllovakia nuk e kishte njohur Kosovës, edhe atëherë Borrelli ishte komisioner për politikë të jashtme dhe tash përniherë na doli që Lajçaku qenka bërë në favor me Serbinë", deklaroi ajo.

Ajo tha se asnjëherë nuk do ta pranonte emisarin Lajçak si ndërmjetësues të dialogut, ndërsa nga ana tjetër theksoi se Kurti ishte pajtuar, duke menduar se po “godiste” ShBA-në gjatë administratës Trump.

“Për mua Lajçakun s’do ta kisha pranuar kurrë, Albini e ka pranu dialogun me Lajçakun me Borrellin, bile e ka parapëlqy, me dashni të madhe e ka marrë këtë punë. Sepse duke mëndu që po e godet SHBA-në, unë tash po lidhna me BE-në”, pohoi ajo.

Lajme të ngjashme