Tërmeti në Kosovë, Komuna e Prishtinës jep "udhëzime të rëndësishme për qytetarët"
Komuna e Prishtinës u është drejtuar qytetarëve me një njoftim zyrtar pas lëkundjeve të tokës që u regjistruan sonte në mbrëmje. Sipas të dhënave të konfirmuara nga autoritetet komunale, një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur zonën juglindore të Kosovës, specifikisht rajonin Prizren–Shtërpcë, në orën 22:05.
Ndonëse lëkundjet janë ndier në disa pjesë të ndryshme të vendit, Komuna njofton se deri në këto momente nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme serioze materiale. Megjithatë, institucionet përkatëse janë në terren duke monitoruar situatën në vazhdimësi.
Për shkak të situatës së krijuar, Komuna e Prishtinës ka lëshuar një sërë udhëzimesh të rëndësishme për sigurinë e qytetarëve:
Njoftimi:
NJOFTIM PËR QYTETARËT – TËRMET
Të nderuar qytetarë,
Sonte, në ora 22:05, një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur juglindjen e Kosovës (zona Prizren–Shtërpcë).
Tërmeti është ndier në disa pjesë të vendit. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme serioze. Institucionet përkatëse po e monitorojnë situatën në vazhdimësi.
Udhëzime të rëndësishme për qytetarët:
• Nëse ka lëkundje të tjera, qëndroni larg dritareve dhe objekteve që mund të bien.
• Brenda ambienteve, strehohuni nën tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës.
• Pas lëkundjeve, dilni me kujdes në hapësira të hapura.
• Mos përdorni ashensorët dhe shmangni lëvizjet e panevojshme.
• Kontrolloni banesat dhe ndihmoni personat që kanë nevojë.
• Informohuni vetëm nga burime zyrtare.
Çdo informacion i ri do të publikohet përmes kanaleve zyrtare.
Për emergjenca lajmeohuni në 0800122 33 ose 0800122 44
Siguria juaj është prioriteti ynë.