Tërmet prej 5,4 shkallësh në Iran
Një tërmet me fuqi prej 5,4 shkallësh ndodhi në rajonin juglindor iranian, Sistam-Baluçistan, tha të martën Vëzhguesi Gjeologjik i ShBA-së.
Sipas këtij institute, qendra e dridhjes ishte me thellësi prej 35 kilometrash nën sipërfaqen e tokës, ndërsa epiqendra rreth 66 kilometra në veriperëndim të qytetit Fanuj, raporton Radio “Evropa e Lirë”.
Nuk u raportua menjëherë për persona të lënduar ose dëme materiale.