Tërmet i ri në Kinë pas dridhjes vdekjeprurëse në Tibet
Një tërmet me fuqi prej 5,5 shkallësh drodhi disa pjesë të provincën kineze Qinghai të mërkurën.
Epiqendra e tërmetit ishte afër burimit të Lumit të Verdhë, që është burimi kryesor natyror që i shërben pjesës veriore të Kinës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Rrafshnalta e Tibetit është prekur nga aktiviteti sizmik nga e marta, përfshirë tërmetin vdekjeprurës me fuqi prej 6,8 shkallësh buzë Himalajeve në Tibet dhe një dridhje tjetër prej 3,1 shkallësh në Sichuan.
Tërmetet janë të zakonshme në skajet e Rrafshnaltës Qinghai – Tibet, përfshirë Madoin.
Gjithsej 102 tërmete me fuqi prej tre shkallësh ose më lart janë regjistruar në zonën me rreze prej 200 kilometrash brenda epiqendrës së tërmetit të së mërkurës në pesë vitet e fundit, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë.
Epiqendra e tërmetit të së mërkurës në Qinghai është rreth një mijë kilometra në verilindje të tërmetit që ndodhi në Tibet të martën.
A 5.5-magnitude earthquake jolted Madoi County in Golog Tibetan Autonomous Prefecture of northwest China's Qinghai Province at 3:44 p.m. Wednesday (Beijing Time), according to the China Earthquake Networks Center (CENC). pic.twitter.com/Y1dhcbx5we
— China Xinhua News (@XHNews) January 8, 2025