Tërmet i fuqishëm prej 6,2 shkallësh afër Japonisë
Një tërmet me fuqi prej 6,2 shkallësh ndodhi të martën afër bregdetit perëndimor të ishullit më të madh të Japonisë, Honshu, tha Qendra Sizmike Evropiane Mesdhetare.
Qendra e dridhjes ishte tetë kilometra në thellësi të Tokës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Transmetuesi publik japonez, NHK, raportoi se nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.
Japonia shtrihet në atë që njihet si “Unaza e Zjarrtë”, hapësirë e madhe përreth Oqeanit Paqësor, që dallohet me aktivitet të lartë sizmik.