Tërmet i fuqishëm në Kinë, së paku 53 të vdekur - NACIONALE

Tërmet i fuqishëm në Kinë, së paku 53 të vdekur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një tërmet i fuqishëm prej 6,8 shkallësh e goditi pjesën veriore të Himalajeve të martën, thanë autoritetet kineze, duke lënë të vdekur të paktën 53 njerëz e duke dridhur ndërtesa edhe në Nepal, Butan e Indi.

Dridhja ndodhi në orën 9 e 4 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale dhe epiqendrën e pati në Tigri, distrikt kinez i njohur si portë drejt rajonit të Everestit, me thellësi prej dhjetë kilometrash, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmetit në Kinë. Sipas Vëzhguesit Gjeologjik të ShBA-së, fuqia e tërmetit ishte 7,1 shkallë.

Agjencia kineze e lajmeve, "Xinhua", raportoi se të paktën 53 njerëz e kanë humbur jetën, ndërsa 62 të tjerë janë lënduar, raporton agjencia "Reuters".

Pjesët jugore të Kinës, Nepali dhe pjesët veriore të Indisë goditen shpesh nga tërmetet që shkaktohen nga përplasja e pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike.

Dimri nuk është sezon i popullarizuar për alpinistët në Nepal. Vetëm një alpinist gjerman kishte leje për t’u ngjitur në Malin e Everestit, maja më e lartë në botë. Ai tashmë ishte larguar nga kampi bazë, pasi kishte dështuar që të ngjitej, tha një zyrtar i turizmit.

Lajme të ngjashme