Tërmet i fuqishëm në Italinë qendrore, më i forti në 90 vitet e fundit - NACIONALE

Tërmet i fuqishëm në Italinë qendrore, më i forti në 90 vitet e fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tërmet i fuqishëm prej 5.7 shkallësh ka ndodhur në pjesën qendrore të Italisë pak pas orës 7 në mëngjes. Epiqendra e dridhjes ishte në bregdetin afër qytetit Pesaro, me thellësi prej 30 kilometrash.

Ky tërmet ishte më i fuqishmi që nga viti 1930, kur kishte ndodhur një dridhje prej 5.8 shkallësh, raporton gazeta italiane, “La Repubblica”.

Trafiku hekurudhor përgjatë bregdetit italian të Adriatikut është pezulluar për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve.

Shkollat janë mbyllur në shumë qytete të rajonit Marche, përfshirë qytetet Pesaro e Ankona. Trenat janë ndalur edhe në linjat mes qyteteve Rimini e Varano.

Raportohet se dridhjet janë ndier edhe në Romë, Firencë, Bolonjë dhe në pjesën veriore të Italisë, deri në Trentino.

Lajme të ngjashme