Tërmet i fuqishëm në Ishujt Bonin të Japonisë - NACIONALE

Tërmet i fuqishëm në Ishujt Bonin të Japonisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tërmet i fuqishëm prej 6,5 shkallësh i goditi Ishujt Bonin të Japonisë, tha të shtunën Vëzhguesi Gjeologjik i ShBA-së (USGS).

Sipas këtij institucioni, epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 503,2 kilometrash nën sipërfaqen e Tokës, raporton agjencia “Reuters”.

Qendra Kombëtare për Paralajmërime për Cunami e ShBA-së tha se nuk ka paralajmërim për cunami nga ky tërmet, duke u mbështetur në të dhënat që janë në dispozicion.

Japonia shtrihet në atë që njihet si "Unaza e Zjarrit", zonë me aktivitet të lartë sizmik përreth Oqeanit Paqësor.

Lajme të ngjashme