Tentuan të vjedhin në xhami, imami e njofton policinë
Një tentim vjedhje ka ndodhur në një xhami në fshatin Rubovc të Lipjanit.
Imami i xhamisë e ka njoftuar Policinë e Kosovës.
Rasti tashmë është nën hetime.
“Fsh. Rubovc, Lipjan 18.10.2024-13:30 Ankuesi mashkull kosovar (imam i xhamisë) ka raportuar se të dyshuar të pa njohur kanë tentuar të hapin me forcë kasafortën e cila ndodhet në objektin e xhamisë. Rasti duke u hetuar” – thuhet në raportin 24-orësh të policisë.