Tentoi të kontrabandonte tre shtetas pakistanezë në Vërmicë, arrestohet një kosovar - NACIONALE

Tentoi të kontrabandonte tre shtetas pakistanezë në Vërmicë, arrestohet një kosovar

4 orë më parë

nga NACIONALE

Një qytetar nga Kosova është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka tentuar të kontrabandojë tre shtetas pakistanezë përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është zënë në flagrancë duke transportuar tre persona, shtetas të Pakistanit.

“Kontrabandim me migrantë – Fshati Vërmicë, Prizren, 28.07.2026 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili është zënë në flagrancë duke transportuar tre meshkuj shtetas të Pakistanit”, thuhet në raportin policor.

Policia ka bërë të ditur se personat e transportuar janë duke u trajtuar sipas dispozitave të Ligjit për të Huajt.

I dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime.

Lajme të ngjashme