Tentoi të kontrabandoi kafshë, policia zë në flagrancë 29-vjeçarin nga Kamenica
Njësia e TASK-FORC-ës, Polica e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, më 14.09.2024 rreth orës 07:40, në vazhdën e aktiviteteve për parandalim dhe luftim e kontrabandës në pika kufitare, ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra, konkretisht kafshë.
Policia e Kosovës përmes një njoftimit ka bërë të ditur se kanë identifikuar dhe ndaluar në fshatin Hodonocë të Kamenicë një veturë me targa vendore drejtuar nga dyshuari mashkull kosovar me iniciale A.Q., i moshës 29 vjeçar nga Kamenica i cili është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandë me 18 krerë dhi.
“Dhitë dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë në territorin e RKS-së dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.” – thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim u bë e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent, me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës.