Tentoi të dhunojë një grua në një motel në Mitrovicë, arrestohet dhe lirohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka tentuar të dhunojë një grua në një motel në Mitrovicë.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
“Mitrovicë / 01.01.2024 – 02:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një motel ka tentuar ta dhunojë viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”