Tentohet të dhunohet një grua në Prizren
Një grua shtetase e Shqipërisë është sulmuar seksualisht dhe pastaj i dyshuari po ashtu shtetas i Shqipëriswë, ka tentuar që ta dhunojë në Prizren.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
TENTIM DHUNIMI
Prizren 21.07.2023 – 17:00. Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se viktima femër po ashtu shtetase e Shqipërisë ishte sulmuar seksualisht dhe tentuar të dhunohet nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ne procedurë hetimore.