Tentim vrasje në Prishtinë, policia jep detaje
Një vrasje në tentativë është raportuar në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh, një burrë ka raportuar se disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarr gjatë kohës sa ishte me veturë.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 02.12.2023, 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente.