Tentim-vrasje në Istog, një i mitur në gjendje kritike
Një rast i tentim-vrasjes është raportuar sot në Istog.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, një i mitur ndodhet në gjendje kritike dhe është dërguar për trajtim në QKUK.
“Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”. Në këtë rast janë dy viktima, një për fat të keq është me lëndime të rënda trupore në gjendje kritike. Ndërkaq, tjetri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, përveç Policisë që ka dalë në vendin e ngjarjes, është duke dalë edhe prokurorja në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave”, ka thënë Nikçi.