Tentim vrasje në Fushë Kosovë, arrestohet 36-vjeçari - NACIONALE

Tentim vrasje në Fushë Kosovë, arrestohet 36-vjeçari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar një person 36 vjeçar, i cili dyshohet për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhur në Fushë Kosovë me datën 18 tetor 2022, saktësisht në rrugën “Nëna Terezë”.

Policia e Kosovës përmes një postimi ka bërë të ditur se janë në kërkim edhe të dy personave të dyshuar.

Xh.M, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që për të njëjtin rast hetuesit kanë identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme