Tentim vrasje me armë zjarri në Suharekë
Policia e Kosovës raporton për një tentim vrasje në Suharekë.
Një i dyshuar mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes policia kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RAPORTI I PLOTË:
VRASJE NË TETNATIVË
Suharekë 14.05.2023-19:33.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë , 6 copë fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.