Tensione në xhaminë e fshatit Halabak, raportohet se policia ka arrestuar 7 persona - NACIONALE

Tensione në xhaminë e fshatit Halabak, raportohet se policia ka arrestuar 7 persona

4 vjet më parë

nga NACIONALE

7 persona raportohet se janë arrestuar pas tensioneve mes një imami dhe disa praktikuesve fetarë në fshatin Halabak të komuëns së Podujevës.

Sipas burimeve të gazetës Express, policia ka rrestuar shtatë persona pas tensioneve që janë krijuar kur imami ka insistuar që të kryej ritualet e zakonshme fetare.

Policia deri më tani nuk ka kthyer përgjigje zyrtare për këto raportime.

Ndryshe, kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi imami i fshatit Lupç është rrahur nga tre persona, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.