Tensione në veri, Kurti shkruan për Manifestën - NACIONALE

Tensione në veri, Kurti shkruan për Manifestën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjersa në veri të Mitrovicës situata po duket e tensionuar për shkak të paralajmrimit për reciprocitet, ku u raportua se janë lëshuar alarmet në pjesën veriore, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkruar rreth gjendjes kultorore në Kosovë.

Kurti, me krenari ka cituar mediat e huaja prestigjoze të cilat javëve të fundit kanë shkruar për potencialin kulturor të Kosovës.

‘"The Economist" britanik tregon si Kosova mbi 20 vjet pas luftës po bëhet lidere rajonale në art bashkëkohor, "Le Monde" francez i jep jehonë kërkesës për liberalizim të vizave, "A*DESK" spanjoll flet për shtetin dhe kryeqytetin më të ri europian”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se këto janë vetëm disa nga shkrimet e mediave të huaja ditëve të fundit për Kosovën.

“Këto nuk janë vetëm shkëputje nga shkrimet e ditëve të fundit për Kosovën të mediave prestigjioze, por edhe arsye të prekshme pse investimi në art është përherë ide e mirë. Ide e mirë sepse kthimi është i madh dhe i qëndrueshëm, si në reputacion e diplomaci, ashtu edhe në ekonomi, arsimim e mirëqenie”, shkruan Kurti, i cili tregoi për përfitimet që ka pasur Kosova nga festivali “Manifesta 14”.

“Manifesta 14 Prishtina ka nisur para dhjetë ditësh, mbeten edhe 90 ditë deri në fund. Efektet e para janë tejet pozitive, si në promovimin e shtetit tonë përmes shkrimeve në mediat botërore, ashtu edhe në numrin e vizitorëve në 25 lokacionet e bienales. Në ditët e parahapjes dhe hapjes Manifesta priti 6500 vizitorë, ndërsa në javën e parë nga hapja rreth 10 mijë vizitorë”, ka shkruar Kurti, duke thënë se Kosova ka artistë të nivelit botëror.

“Prandaj, si qeveri po investojmë shumë në kulturë, duke zhvilluar politika të qëndrueshme. Sepse kjo është mënyra e duhur për ta çuar tutje potencialin e komunitetit tonë artistik, si dhe falënderimi ynë për punën dhe angazhimin e tyre jo rrallë herë të nënvlerësuar”, tha Kurti ndër tjerash.

rash.

Lajme të ngjashme