Tensione në qendrën e numërimit në Mitrovicën e Jugut
Gazeta Nacionale ka siguruar pamje të tensionimit të situatës në qendrën e numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut, aty ku numërimi është ndërprerë.
Sipas burimive të Gazetës Nacionale, pakënqësitë janë shprehur ndërmjet vëzhguesve dhe ekipit hetues. Më parë Nacionale raportoi ekskluzivisht për praninë e prokurorisë në qendrën e numërimit.