Tensione në Komision: Qalaj i PDK-së e quan ‘papagall’ deputeten e VV-së - NACIONALE

Tensione në Komision: Qalaj i PDK-së e quan ‘papagall’ deputeten e VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, sot në mbledhjen e Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, e ka quajtur “papagall” deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku.

“Ndalu respektoje fjalën se je bërë si papagall”, i është referuar deputeti Qalaj, Sadikut.

Ndryshe, në këtë mbledhje ka qenë duke u shqyrtuar Raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MAShTI-t, për vitin 2021.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar se janë rikthyer në punë 32 serbët që për vite me radhë janë paguar pa punuar fare.

Ajo ka thënë se ata nga vitit 2015 deri në vitin 2021 ata ishin paguar pa asnjë anlizë, ndërkohë që tregon se ka kërkuar që të hiqën nga listat.

Në momentin që e kam marr detyrën kam konstatuar që janë 32 zyrtarë serbë që nuk iu dihet as kontakti. Që nga viti 2015 deri 2021 janë paguar pa asnjë analizë. Unë iu kam kërkuar që të hiqen nga listat, pas kësaj këta janë lajmëruar dhe kanë thënë që është dashur t’u ofrohen kushtet për punë dhe se asnjëherë nuk janë kontaktuar nga askush. Si ministri jemi siguruar që t’iu kërkojmë punë dhe llogari. Këtë zyrtarë i kryejnë punët dhe japin llogari çdo muaj. Konsideroj që kemi bërë një punë shumë të mirë”, ka thënë Nagavci në Komision.

Lajme të ngjashme