Tensione dhe përplasje në protestën e opozitës në Tiranë, pesë policë të lënduar
Një tjetër protestë e organizuar nga opozita është mbajtur sot në Shqipëri, e cila fillimisht u zhvillua para Kryeministrisë dhe u shoqërua me tensione.
Pas përshkallëzimit të situatës para Qeverisë, protestuesit marshuan drejt Parlamentit të Shqipërisë, ku tensionet u bartën edhe në këtë zonë. Gjatë protestës, pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa u raportua për hedhje të bombave molotov, fishekzjarreve dhe sendeve të forta.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të qetësuar situatën para Parlamentit.
Si pasojë e sulmeve me mjete piroteknike dhe objekte të forta, pesë punonjës policie janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike.